SHTEGTIMI I DALLĖNDYSHES
Sa shumė larg qė kishe shkuar ti moj dallėndyshja ime,
S’u lodhe duke shtegtuar, shkon e vjen mė fluturime,
Mua pse s’mė merr mė vete, t’i shikojmė bashkė ato vėnde,
Tė kalojmė male e dete, po mendon veē pėr veten tėnde ?
Si ikėn e mė len vetėm, si s’tė vjen pak keq pėr mua.
Nga malli pėr ty po tretem, shpirt e zemėr mu copėtuan,
A e din sa mė merr malli, kur shkon larg, kur shtegton,
Malli jot mė djeg si zjarri, kur kthehesh prapė mė rinon.
Unė e di se si tė pres, sa tė kthehesh nga shtegtimi
Kam frikė se edhe mund tė vdes,nga pritja nga padurimi,
Dhe pse ti s'mė merr mė vete, unė ēdo ēast s’ndahem nga ty,
Jam me ty e brenda teje, pranė zemrės tėnde nė gji.
Jam me shpirt e jam me mėndje, me tė gjithė qėnien time,
Prandaj s’vdes e prandaj s’ēmendem, se po mė vjen dallėndyshja ime,
Rrofsh qė erdhe pėrsėri, qofsh e lumtur pėrgjithmonė,
Pranvera s’vjen dot pa ty, pa ty lulet s’lulėzojnė.