FJALĖT E ZEMRĖS

Nenave te Fterres

Home
Fterra jone
Nenave te Fterres
Emigranteve te Fterres
Mos i digjni pyjet
Vajzat e Fterres
Mesuesve te Fterres
Per gazeten Fterra jone
Fjalės Nėnė i qofshim falė
Dashuria dhe zhgenjimi
Jam i dashuruar me poezine
Shtegetimi i dallendyshes
Vajzes time, Enianes
Tu thefte pena
Ore e cast
Pranveres
Une di te pres
Me te njejten dashuri
Si rrezja e diellit
Si nje pikture e bukur
Nuk kam harruar
Ne buze te detit
Shpirti i plagosur
Shqiponja
Laberia ime
Naim o ylber me mgjyra
Me ankth po te pres
VETĖM TI
LOTĖT E TU
HERĖ PAS HERE
DASHURIA NUK BLIHET ME PARA
G Ė N J E S H T A
VARFĖRIA E SHPIRTIT
ZHGĖNJIMI
LE TĖ NDALEN PĖR NJĖ ĒAST
DASHURIA SFITOHET ME TENDER
FRYMĖMARRJA JOTE
TIMBRI I ZĖRIT TĖND
Lame Xhama - Mesues i Popullit
VETĖM NJĖ HAP
Kujtimi i serenes se detit
Akropol
Ne sheshin Omonia
Tek liqeni i Maratonomaakut
Emigranteve tane
Zerit tend te bukur MAYA
O' poet t'u thefte pena
Si rrezja e Diellit nė agim

avniu.jpg
Familja jone

NĖNAVE TĖ FTERRĖS

 

Nė tė gjitha kohėrat, moj nėnat e Fterrės

keni qenė dhe jeni, burimi i jetės

dhe kėshtu rrjedh jeta, brezat vijnė e shkojnė

dashurinė e nėnės, kurrė se harrojnė.

 

Ju nėnat Fteriote, moj tė mirat nėna

tė thjeshta punėtore, duart tė argjendta

ju na keni rritur, me shumė mundime

ndaj pėr juve sot, shkruan zemra ime.

 

Juve na mėkuat, me qumėsht, me bukė

me ujin e Fterrės, me djathin e butė

me gjalpė dybeku, me dhallėn e ftohtė

me gjizė, me ullinj, bukė misri tė ngrohtė.

 

Ju lindni dhe rrisni fėmijė tė mirė

vajza edhe djem, porsi xhevahirė

ju na edukoni qysh nė fėmijėri

tė jetojmė me nder. nė paqe e liri.

 

Tė jetojmė me nder, me djersėn e ballit

mos t’ju thyejmė zemrėn, nėnės dhe babait

tė nderojmė mikun, dhe tė mbajmė besėn

tė nderojmė krahinėn, tė nderojmė Fterrėn.

 

Tė duam arsimin, tė duam kulturėn

tė vazhdojmė shkollat, tė nderojmė punėn

prindėrit, gjithė njerėzit, ne ti respektojmė

porositė tuaja, kurrė s’do ti harrojmė.

 

Pėr nėnat e shtrenjta, na merr malli shumė

mall qė vjen e rritet, e bėhet si lumė

“dashuri e nėnės dhe pėrkėdhelitė”

nuk mund tė harrohen, me to jemi rritė.

 

Sa herė kemi halle, sa herė na merr malli

- Ku je nėna ime, ku je nėnė xhani!

Duam tė vėmė kokėn nė prehrin tuaj

tė na pėrkėdhelni, ne t’ju puthim duart.

 

Si tė gjitha nėnat, dhe ti nėna ime

shpesh na kini falur, kur bėnim gabime

ju na kėshillonit, me tė ėmblat fjalė

se zemra e nėnės, din vetėm tė falė.

 

Jam duke ju parė, duke ju shikuar

Kur shkonit nė punė, me djepin ngarkuar

Nė arė e nė stan, bashkė me burrat tuaj

kur ktheheni nga puna, me shtiza nė duar.

 

S’ka fjalė mė tė bukur, se sa fjala nėnė

e ngrohtė si dielli, e bukur si hėnė

s’ka zė mė tė ėmbėl se sa zėri i nėnės

si kėngė e bilbilit, si kėngė e thėllėzės

 

Gjithmonė do t’ju duam, do t’ju respektojmė

ju qė jeni gjallė dhe ato qė s’rrojnė

 ju kujtojmė me mall, me shumė dashuri

para emrit Nėnė, tė gjithė jemi fėmijė

 

Pėr nėnat e Fterrės, nderim jetė e mot

nga bijtė e bijat, kudo nėpėr botė

djemtė dhe vajzat tuaja, kudo qė jetojnė

nėnėn edhe Fterrėn, kurrė si harrojnė

 

Nėna edhe gjyshe, qė s’jetoni sot

qė s’ju kemi mė, e s’ju shohim dot

prehuni tė qeta, nė “banesėn” tuaj

kujtimi i juaj, qoftė i pa harruar.

Enter supporting content here

Adresa: Rr. “M. Tutulani” p.6 ap.14
Tel: +355 4 2245283
Cel: 069 2082386
Tirana, ALBANIA