FJALĖT E ZEMRĖS

Laberia ime

Home
Fterra jone
Nenave te Fterres
Emigranteve te Fterres
Mos i digjni pyjet
Vajzat e Fterres
Mesuesve te Fterres
Per gazeten Fterra jone
Fjalės Nėnė i qofshim falė
Dashuria dhe zhgenjimi
Jam i dashuruar me poezine
Shtegetimi i dallendyshes
Vajzes time, Enianes
Tu thefte pena
Ore e cast
Pranveres
Une di te pres
Me te njejten dashuri
Si rrezja e diellit
Si nje pikture e bukur
Nuk kam harruar
Ne buze te detit
Shpirti i plagosur
Shqiponja
Laberia ime
Naim o ylber me mgjyra
Me ankth po te pres
VETĖM TI
LOTĖT E TU
HERĖ PAS HERE
DASHURIA NUK BLIHET ME PARA
G Ė N J E S H T A
VARFĖRIA E SHPIRTIT
ZHGĖNJIMI
LE TĖ NDALEN PĖR NJĖ ĒAST
DASHURIA SFITOHET ME TENDER
FRYMĖMARRJA JOTE
TIMBRI I ZĖRIT TĖND
Lame Xhama - Mesues i Popullit
VETĖM NJĖ HAP
Kujtimi i serenes se detit
Akropol
Ne sheshin Omonia
Tek liqeni i Maratonomaakut
Emigranteve tane
Zerit tend te bukur MAYA
O' poet t'u thefte pena
Si rrezja e Diellit nė agim

              LABEĖRIA  IME  E  BUKUR

 

           O moj Labėria ime, pse tė dua kaqė shumė,

           aty e kam zemrėn time, se biri jot, jam edhe unė,

           pse mė dukesh kaq e bukur, kaq e dashur dhe e mirė,

           nga malli nga dashuria, shpesh herė mė lind njė dėshirė.

 

          Tė mundja tė fluturoja, sikur tė isha zog me krah,

          mbi Labėri do qėndroja, lart nė qiell nė hava,

          tė ēmallem me bukuritė qė tė ka falur natyra,

          ato male e ato vende, pse mė duken aq’ tė mira ?

 

         Malet me kokėn tek retė, dorė pėr dore janė zėnė,

         tė thepisur e majė mprehtė, si kėshtjellė hijerėndė,

         Kėndėrvica mal mbi male, mali i Lucės feste- bardhė,

         Ēipini dhe mali i Ēikės, Llogoraja me kėmbėt mbi valė.

 

         Male e kodra pa mbarim, qafa, pllaja dhe lugina,

         mbi kokė dėborė, poshtė gjelbėrim, nga bari nga trėndelina,

         burimet me ujė tė ftohtė, qė s’shterojnė dimėr verė,

         formojnė pėrrenjtė dhe lumenjtė, gurgullojnė e drejt detit venė.

 

        Njė gjeraqinė ngrihet nė qiell e bėn “rrathė” duke fluturuar,

        pėr njė ēast ndal fluturimin dhe mbetet e befasuar,

        nga bukuritė qė sheh poshtė, qė Zoti t’i ka dhuruar,

        sheh malet, lumenjtė dhe fshatrat edhe njerėzit e bekuar.

 

        Tė dy bashkė me gjeraqinėn, Labėrinė nga lart shikojmė,

        po se plotėsojmė dot dėshirėn, t’ulemi poshtė e ta takojmė,

        ajo trembet se ėshtė shpend, ndėrsa unė nuk kam flatra,

        tek ti mė sjell  poezia, malli- prush dhe imagjinata.

 

        Dhe shohim barinj e stane, bagėtinė nė kullotė,

        nėpėr pllaja e shpate malesh, si “re” tė bardha mbi tokė,

        ashtu mė duken vėrtetė, dele-bardhat tufa tufa,

        barinjtė pėrkėdhelin qentė, pastaj ja nisin me cula.

 

       Ulur mbi njė lis tė prerė, barinjtė nisin meloditė,

       herė me culė, herė me longarė, ligjėrojnė me gjithė shpirt,

       kėmborėt e zilet e tufės, bashkojnė tingujt me longarėt,

       thėllėzat pushojnė kėngėn, qė tė dėgjojnė ēobanėt.

            

       Mė poshtė, vijnė fshatrat me radhė, mbi bregore nė lugina,

       aq tė mirė e aq tė bukur, ashtu siē ėshtė e  gjithė krahina,

       me shtėpitė nėpėr lagje, me pemėt plot gjelbėrim

       arat, rrugėt dhe lėndinat, njė bukuri pa mbarim.

 

       Midis maleve tė lartė nė njė luginė madhėshtore,

       shikoj fshatin tim tė dashur, pėrlotem e pėrmallohem,

       ja, ajo ėshtė Fterra ime, porta e  Kurveleshit  tonė,

       moj lulja e Labėrisė,  moj e shtrenjta  Fterra jonė.

 

      Fterrė e dashur sa tė dua, sa shumė mė ka marrė malli,

      tė bredh nėpėr rrugėt e tua, qė nga lumi gjer tek mali,

      tė pi pak ujė tek burimi, tė shkoj tek nėna me vrap,

      ē’mė kujtohet fėmijėria, ajo moshė qė s’kthehet prap,

      

      S’mundem tė qėndroj mė lart, dua tė tė vij nė gji,

      tė puth tokėn e bekuar, e tė tė ēfaq gjithė kėtė dashuri,

      tė fle pėrmbi bar e lule, poshtė njė lisi nėnė hije,

      tė mbulohem me njė shark,  tė dėgjoj zilet nė korie.

 

      Tė ha pak mjaltė trėndeline, marrė nga kosheret e bletės,

      s’ka si mjalti i Labėrisė, ėshtė ilaē qė ta zgjat jetėn,

      tė pi ujė tek burimet, qė janė akull dimėr-verė,

      atje poshtė  rrėzė  lajthive, lum kush ka pirė veē njė herė. 

 

     Tė pi qumėsht e tė ha djathė, tė bėrė nė stanet e tua,

     nga stopanėt duar-artė, bujarė e tė pa pėrtuar,

     qė dinė  t’gostisin udhėtarėt,  qė aty pranė kalojnė,

     qė aq mirė dinė tė presin e mikun  ta  respektojnė.

 

     O lebrit e mi tė shtrenjtė, pėrpara syve ju kam,

     njerėz tė mirė e tė dashur, gjithmonė bashkė me juve jam,

     me mėndje, me shpirt e  zemėr, me tė gjithė qenien time,

     se bir i Labėrisė un’ jam, Labėri moj zėmra ime...

 

     Me merr malli se tė dua, me gjith fuqinė e shpirtit tim,

     pėr bukuritė e tua, pėr krenarinė e labit trim,

     pėr tė dėgjuar kėngėn labe, qė aq shumė mė pėlqen,

     pėr bilbilat, pėr sorkadhet, njė ja merr, tjetri ja kthen.

 

    Pėr tė pjekur mish nė hell,  pranė burimit nėnė hije,

    tė pimė raki dhe verė, tė kėndojmė kėngė labėrie,

    pėr trimat e tu te shumtė, qė gjatė gjithė historisė,

    kanė luftuar si luanėt, pėr lirinė e Shqipėrisė.

 

    Tė kėndojmė pėr vajzat labe, pėr tė bukurat baresha,

    tė zgjuara dhe punėtore, luftėtare e trimėresha,

    janė tė shkathėta si sorkadhe, t’bukura si thėllėza mali

    nga guximi e trimėria, ja kalojnė edhe njė djali.

 

   Mos pushoft’  kurrė kėnga labe, qė e kemi kaq tė dashur,

   kėngė tė bukura e tė ėmbla,  me atė folklor tė pasur,

   polifoni e pėrsosur, e “bilbilave” tė  Labėrisė,

   pa kėngė  labi s’mund tė rrojė, siē s’mund tė rrojė pa lirinė.

 

  O’moj Labėria ime, asnjėherė mallin  s’ta nxorra,

   nga malli nga dashuria, kėto vargje pėr Ty i shkrova,

   shkrova siē ma  ndjeu shpirti, siē ma ndjeu zėmra ime,

   Labėria ime e shtrenjtė, Labėri moj Nėna ime !

 

Enter supporting content here

Adresa: Rr. “M. Tutulani” p.6 ap.14
Tel: +355 4 2245283
Cel: 069 2082386
Tirana, ALBANIA