FJALĖT E ZEMRĖS

Naim o ylber me mgjyra

Home
Fterra jone
Nenave te Fterres
Emigranteve te Fterres
Mos i digjni pyjet
Vajzat e Fterres
Mesuesve te Fterres
Per gazeten Fterra jone
Fjalės Nėnė i qofshim falė
Dashuria dhe zhgenjimi
Jam i dashuruar me poezine
Shtegetimi i dallendyshes
Vajzes time, Enianes
Tu thefte pena
Ore e cast
Pranveres
Une di te pres
Me te njejten dashuri
Si rrezja e diellit
Si nje pikture e bukur
Nuk kam harruar
Ne buze te detit
Shpirti i plagosur
Shqiponja
Laberia ime
Naim o ylber me mgjyra
Me ankth po te pres
VETĖM TI
LOTĖT E TU
HERĖ PAS HERE
DASHURIA NUK BLIHET ME PARA
G Ė N J E S H T A
VARFĖRIA E SHPIRTIT
ZHGĖNJIMI
LE TĖ NDALEN PĖR NJĖ ĒAST
DASHURIA SFITOHET ME TENDER
FRYMĖMARRJA JOTE
TIMBRI I ZĖRIT TĖND
Lame Xhama - Mesues i Popullit
VETĖM NJĖ HAP
Kujtimi i serenes se detit
Akropol
Ne sheshin Omonia
Tek liqeni i Maratonomaakut
Emigranteve tane
Zerit tend te bukur MAYA
O' poet t'u thefte pena
Si rrezja e Diellit nė agim

NAIM   O’  YLBER  ME   NGJYRA

 

Naim o’mendje e ndritur, qė shkrove me penė tė artė,

nga malli pėr mėmėdhenė, nga dashuria e zjarrtė,

tėrė jetėn nuk u lodhe, punove pėr Shqipėrinė,

si asnjė poet’ tjetėr ty  ja shfaqe dashurinė.

 

I  kėndove me aq mall, bukurinė e trimėrinė,

natyrės sė saj tė bukur, bagėtinė e bujqėsinė,

historinė e Skėnderbeut dhe gjithė luftėrat me radhė,

qė kanė bėrė shqiptarėt dhe kanė dalė fitimtarė.

 

Naim o’poet i rrallė, qė aq shumė vargje shkrove,

me fjalėn tėnde tė menēur, shqiptarėt nga gjumi i zgjove,

nga gjumi i robėrisė qė kishte mbuluar dhenė,

dhe nė luftė kundėr armiqve, shqiptarėt seē u ngrenė.

 

Zėri jot e fjala jote, qė ju vinte nga mėrgimi,

- zgjohuni o’shqiptarė, e pushtuesit nė kok i bini,

qė t’a ēlironi Atdheun, nga gjithė armiqtė e huaj,

qė tė jetoni nė liri, e tė punoni pėr vetėn tuaj.

 

Bijt e shqipes tė dėgjuan, dhe tė gjith nė luft u ngrenė,

me shpata, me jataganė, kush me pushkė e kush me penė,

dhjetėra vjet luftė e pa parė, nė gjak u la Shqipėria,

gjer nė ditėn e bekuar, kur u shpall pavarėsia.

   

Ah’ sikur gjallė tė ishe, e  t’shihje  Ismail Qemalė,

nė Vlorė flamuri valėvitej, e nė gjithė qytetet me radhė,

nė festė ishte Shqipėria, qė ty aq’ shumė e doje,

gjithė vendit i qeshte nuri, veē tė ishe e t’a shikoje.

 

Kjo ditė kaq e shėnuar, ishte fryt edhe i penės tėnde,

pėr tė cilėn shkrive jetėn, me punė,me penė e me mėnde,

ndaj tė falen shqiptarėt, brez pas brezi o’ Naim

se vargjet e penės tėnde, ishin thirrje pėr kushtrim.

 

Cili poet s’do te donte, edhe thjesht ēdo shqiptar,

qe me ty,  te ngjasonte e penės tende ti ngjaje ?

kush lexoi vargjet e tua edhe nuk u pėrmallua,

nga fjala jote e zjarrte edhe nga vargjet e tua ?

 

Edhe unė qė s’jam poet, pėr ty dua qė tė shkruaj,

me fjalė tė thjeshta zemre, e nė stilin e vargut tuaj,

vargun edhe stilin tėnd, asnjė se ka arrirė dot,

as poetėt e mėparshėm, as kėta qė kemi sot.

 

Ajo dorė e ajo penė, kanė lindur veē njė herė,

qė s’u lodhėn gjithė jetėn,duke shkruajtur pėr mėmėdhenė,

se mendja jote e ndritur, ka qenė mendje gjeniu,

nė zemrėn e trupin tėnd, rridhte gjak frashėrlliu.

 

Kush dėgjoi zėnė e bilbilit, nė pranverė kur kėndon,

e s’mbajti hapat e priti, nėnė njė hije t’a dėgjoje ?

kush lexoi vargjet e tua, e s’u prek e  s’u  pėrmall,

me Ty kush nuk do krenohej, o’ poeti ynė i rrallė.

 

Porsi bleta e bekuar qė mbledh polen pėrmbi lule,

dhe i mbush hojet me mjaltė,ilaē pėr ēdo lloj sėmundje,

ashtu dhe vargjet e tu, nė ēdo rresht e nė ēdo fjalė,

janė tė ėmbėl, janė tė bukur, janė spėrkatur me nektar.

 

Je poeti mė i dashur qė ka njohur shpirti im,

asnjė tjetėr pėrveē teje, s’ka shkrojtė me kaq frymėzim,

pėr mėmėdhenė e dashur, pėr nėnėn tonė, Shqipėrinė,

qė se pe si deshe vetė, si kopsht me trėndelinė.

 

Naim o’ylber me ngjyra,me ngjyra i shkrojte vargjet.,

se tė pėlqente natyra, ēukat, kodrat, brigjet malet,

Naim i o’mendje e ndritur, qė shkėlqen si yll polar, 

je poeti me i madh, nė gjithė kombin shqiptar...

Enter supporting content here

Adresa: Rr. “M. Tutulani” p.6 ap.14
Tel: +355 4 2245283
Cel: 069 2082386
Tirana, ALBANIA